Ai është mjaft i njohur, me produksione muzikore tepër të suksesshme, të cilat që në momentin e parë që publikohen kthehen në hite. Bëhet fjalë për këngëtarin Butrint Imerin, i cili së fundmi duket se ka hapur një debat me këngëtaren Soni Malaj.
Shkak për këtë është bërë një deklaratë e Butrintit tek një emision ku ka qenë i ftuar. Emri i Soni Malaj është përmendur nga kolegu i tij, Ylli Limani si një alternativë për lojën që ata ishin duke zhvilluar, por Butrinti është shprehur: “A je tu u tall ti? Ajo është e keqe”.
I menjëhershëm ka qenë edhe reagimi i këngëtares përmes një story në Instagram ku shkruan: “Jo kushdo që mban emrin ‘Butrint’ ka kulturën dhe artin e qytetit antik. ‘Butrintërit’ e tjerë mund të jenë shumë mirë ndonjë markë tapash veshësh”.
Në lidhje me këtë shkrim Butrinti ende nuk ka reaguar.