Prokuroria e Tiranës pritet të kërkojë masën e arrest me burg për njërin nga drejtuesit e mjeteve që u përfshinë në aksident, e për pasojë humbën jetën dy kalimtarë.
Bëhet fjalë për Etjon Lazrin i cili po drejtonte mjetin Volsvagen, ngjyrë gri. Ai lëvizte me shpejtësi tej normave të lejuara dhe hyri gabim në parakalim.
Për shoferin e Volsvagen blu, prokuroria është në pritje të veprimeve të tjera hetimore, si ekspertizën e policisë rrugore. Seanca ndaj tyre do te zhvillohet nesër.
Siç shihet dhe ne pamje, Edmond Murati kthehet majtas, duke kaluar nga korsia e parë në korsinë e dytë.
Dy drejtuesit që shkaktuan aksidentin deklaruan se nuk e kishin kuptuar si erdhi përplasja, pasi gjithçka ndodhi shumë shpejt.
Goditja i shkaktoi vdekjen e menjëhershme Erion Ballës, 36 vjeç dhe 72–vjeçares Hidajete Saliu.