Sport Partizani zyrtarizon Sormanin. Trajneri firmos për 2 vite e gjysmë

Partizani zyrtarizon Sormanin. Trajneri firmos për 2 vite e gjysmë

Adolfo Sormani është zyrtarisht trajneri i Partizani. Përmes një postimi në rrjetet sociale klubi ka njoftuar arritjen e marrveshjes me trajnerin 54-vjeçar.

Në rikthimin e tij, Partizani dhe Sormani kanë vendosur të bashkëpunojnë gjatë pasi kontrata e nënshkruan është për 2 vite e gjysmë.

Me sa duket projekti i trajnerit dhe objektivat e klubit janë përputhur. Kjo është hera e dytë që Sormani merr drejtimin e Partizanit.

Më parë e drejtoi në sezonin 2016-17 duke arritur deri në fazën e play off të Europa League.

Adolfo Sormani pason në pankinën e Partizanit, trajnerin Franco Lerda i cili u shkarkua nga detyra pasi të kuqtë humbën derbin me Tiranën, ndeshja e parë e Superligës e luajtur në stadiumin “Air Albania”.