Sport Ancelotti nuk ia del ndaj Liverpool-it B në FA Cup

Ancelotti nuk ia del ndaj Liverpool-it B në FA Cup

Curtis Jones, vetëm 18 vjeç, ishte autor i një goli spektakolar në fitoren e Liverpool 1-0 ndaj Evertonit të Ancelottit, në ndeshjen e vlefshme për FA Cup.

Edhe pse Klopp vendosi të lërë pushim thuajse të gjithë titullarët e skuadrës, duke zbritur në fushën e lojës me lojtarë, ku shumica prej tyre ishte nën 20 vjeç, sërish në fund “The Reds” triumfuan, duke kaluar në fazën e ardhshme të kupës.

Pjesa e parë e ndeshjes u mbyll me rrjeta të paprekura dhe loja ishte thuajse e barabartë, e cila vazhdoi ashtu edhe në pjesën e dytë, ku rezultati u vulos nga goli i jashtëzakonshëm i Jones.

Më herët, Chelsea kaloi lehtësisht në fazën e ardhshme të FA Cup, pasi fitoi 2-0 ndaj Nottingham.