Juventusi ka fituar me rezultatin 4-0 përballjen e parë për vitin 2020 ndaj Cagliarit me një Cristiano Ronaldo që shënoi 3 herë në portën e kundërshtarëve.
Pjesa e parë u mbyll në barazim 0-0 me një Cagliari që u mbrojt mirë, duke shfrytëzuar dhe gabimet para porte të sulmuesve të “Zonjës së Vjetër”
Ndeshja u zhbllokua në minutën e 49 të takimit me një Cristiano Ronaldo të rilinduar për vitin e ri. Në minutën e 67 ishte po CR7 që dyfishon rezultatin nga pika e bardhë e penalltisë. Higuani i çoi shifrat e takimit në 3-0 në 81 dhe një minutën më vonë Ronaldo shënon dhe të katërtin.
Milani ka bërë një tjetër hap të gabuar në Serie A, duke u ndalur në një barazim pa gola në “San Siro” nga Sampdoria.
Në një stadium me mbi 60 mijë spektatorë, Pioli vendosi të hidhte në fushën e lojës Piatek dhe jo Ibrahimovic. Megjithatë, sërish në 45 minutat e para nuk pati asnjë gol.
Me të nisur pjesa e dytë, Pioli vendosi të ndryshojë, duke hedhur në fushën e lojës Ibrahimovic dhe Leao-n. Loja e kuqezinjve ndryshoi, por rezultati mbeti i njëjtë edhe pse rastet ishin të shumta për kuqezinjtë ndaj Sampdoria-s, e cila u mbrojt mirë.
Me këtë barazim, Milani shkon në kuotën e 22 pikëve, në vendin e 12.
Në takimet e tjera të Serie A, Atalanta fitoi përballë Parmës me rezultatin 5-0.