Deputetja e PD, Jorida Tabaku është një nga emrat e përmendur së fundmi si një kandidate e mundshme e opozitës për Bashkinë e Tiranës.
Tabaku ishte e ftuar në “Ditarin” e orës 13:00 në A2, ku ndër të tjera foli edhe për kandidatin e mundshëm të opozitës për bashkinë e Kryeqytetit.
Tabaku nuk e mohoi një kandidim të mundshëm, por u shpreh se kushdo të jetë, ajo do ta mbështesë, ashtu siç bëri edhe 4 vite më parë me Halim Kosovën.
“Nuk e di çfarë thonë sondazhet. Ka disa emra që janë përmendur nga PD, të them me siguri që kushdo që do të zgjidhet, unë do jem në krah të tij”, tha Tabaku.