Policia Kosovës arrestoi atë që njihet se gruaja që përfaqëson shiizmin në Kosovë, Ikbale Berisha Huduti.
“Me urdhër të Prokurorisë Speciale, është arrestuar personi me inicialet I.H., për vepren penale ‘Shtytje për kryerjen e veprave terroriste” nga neni 135. Prokuroria Speciale do të bëjë kërkesë në Gjykatë për shqiptimin e masës që garanton prezencën e saj në procedurë”, u tha nga Prokuroria e Kosovës.
Shkak ka qenë një status i saj rreth vrasjes së bujshme të gjeneralit iranian Qassem Soleimani, duke shkruar: “Hakmarrja pritet. Një zinxhir veprimesh dhe hakmarrjeje mund të sjellë afrimin e të dy vendeve në një konfrontim të drejtpërdrejtë. E ardhmja e Uashingtonit në Irak mund të vihet në dyshim. Dhe strategjia e Presidentit Trump për rajonin – nëse ka një – do të testohet si kurrë më parë. Philip Gordon, i cili ishte koordinator i Shtëpisë së Bardhë për Lindjen e Mesme dhe Gjirin Persik në administratën e Obamës, e përshkroi vrasjen si pak më shumë se një ‘deklaratë lufte’ nga amerikanët kundër Iranit”.