Politika Kush është ambasadori i ri italian në Tiranë

Kush është ambasadori i ri italian në Tiranë

Fabrizio Bucci është ambasadori i ri i Italisë në vendin tonë. Ministria italiane për Punët e Jashtme i ka uruar suksese ambasadorit të ri në Tiranë.

Ambasada italiane, në një postim në rrjetet sociale, i ka uruar mirëseardhjen.

Vetë ambasadori Bucci mësohet të jetë shprehur se Shqipëria dhe Italia kanë qenë të veçantë për njëri-tjetrin.

“Menjëherë në punë për sistemin italian në Shqipëri, na presin muaj me aktivitete dhe angazhime të shumta për të forcuar marrëdhëniet midis dy vendesh që kanë qenë gjithmonë të veçantë për njëri-tjetrin”, shprehet ai.

Bucci do të zëvendësojë Alberto Cutillo-n. Bucci ka lindur në Romë më 14 Prill 1964. Në vitin 1988 është diplomuar për shkenca politikë në universitetin e Romës. Ai ka shërbyer për shtetin italian që prej vitit 1992.