Raca rrezikonte të zhdukej, sepse në ishullin Espanola të Galapagos kishin mbetur vetëm 2 meshkuj dhe 12 femra. Por gjithçka sot është në rregull, falë Diegos, i cili nuk është vetëm një breshkë gjigante dhe tashmë 100-vjeçare, por edhe një “latin lover” i pangopshëm.
Sipas autoriteteve të Parkut të Galapagos, breshka e vjetër ka dhënë kontributin e tij të jashtëzakonshëm në ripopullimin e ishullit, që tani regjistron mbi 2000 ekzemplarë. Sipas tyre, të paktën 40% i tyre është meritë e aftësive riprodhuese të “don” Diegos.
Por tani, pas një shekulli aktiviteti të pandalshëm, Diego e mbylli sezonin e dashurisë dhe do t’i rikthehet pyjeve ku ka lindur, për të jetuar qetësisht, por ndoshta jo pa “shoqëri”, vitet që mbeten.
Duke menduar jetëgjatësinë këtyre breshkave, që mund të tejkalojnë dy shekujt, Diego duhet të ngadalësojë pak ritmin, përndryshe në Galapagos nuk do të ketë më vend për asnjë kafshë tjetër.