588 pes – Nebuchadnezzar II i Babilonisë rrethon Jeruzalemin që ndodhej nën mbretërimin e Sedekias. Rrethimi zgjat dy vjet e gjysmë.
69 – Otho merr pushtetin në Romë, duke shpallur veten Perandor, por vetëm për tre muaj, pasi do të kryente vetëvrasje.
708 – Sisinnius fillon mbretërimin e tij si Papë (vdes 20 ditë më vonë)
1535 – Mbreti Henry VIII deklaron veten si kreun e Kishës së Anglisë.
1582 – Rusia i dorëzon Polonisë Livonian dhe Estoninë, duke humbur qasje në Balltik.
1759 – Muzeu Britanik hapet në shtëpinë Montague, në Londër. Koleksioni i tij i përhershëm, që numëron rreth 8 milionë vepra, është ndër më të mëdhenjtë e më i ploti në ekzistencë; aty përfaqësohet, me ilustrime, artifakte dhe dokumenta, historia dhe kultura njerëzore nga fillimet e saj deri në të tashmen.
1777 – Nju Konnektikut (Vermonti) shpall pavarësinë nga Anglia.
1889 – Kompania Coca-Cola, e njohur si Kompania Mjekësore Pemberton, hap zyrat e saj në Atlanta, Xhorxhia.
1895 – Baleti “Liqeni i Mjelmave” i Çajkovskit, shfaqet për herë të parë në Shën Petersburg, Rusi.
1914 – Ismail Qemali jep dorëheqjen nga posti i kryetarit të qeverisë së përkohshme që e kishte mbajtur qe prej dimrit te vitit 1912.
1919 – Rosa Luxemburg dhe Karl Liebknecht, dy prej socialistëve më të shquar në Gjermani, torturohen dhe vriten në Berlin nga një grup veteranësh të Luftës së parë Botërore, pjesë e organizatave paraushtarake të krahut të djathë.
1943 – Përfundojnë punimet e ndërtesës më e madhe zyrtare në botë, Pentagoni. Punimet kishin filluar më 11 Shtator 1941, pikërisht 60 vjet nga 11 shtatori 2001, kur ndodhën sulmet terroriste. Rreth 100 mijë kilometra kabllo telefonike shtrihen në mbarë ndërtesën 5-këndshe për të mundësuar kryerjen e 200 mijë telefonatave në ditë. Zyra postare e Pentagonit (Departamenti amerikan i Mbrojtjes) kalon nëpët duar 1 milion e 200 mijë letra e pako postare në muaj. Në kulmin e aktivitetit, gjatë Luftës së Dytë Botërore, në Pentagon punonin 33 mijë njerëz.
1944 – Komisioni Këshillues Evropian vendos që pas luftës, Gjermania të ndahet.
1944 – Gjeneral Eisenhower arrin në Angli, të nesërmen merr detyrën si komandant i lartë i forcave aleate.
1962 – Zbulohet Papirusi i Dervenit, dorëshkrimi më i vjetër i mbijetuar në Evropë. Papirusi u gjet në një varr pesë kilometra në veriperëndim të Selanikut. Varri ishte pjesë e një varreze të pasur të qyteti të lashtë “Lete”. Papirusi daton rreth vitit 340 pes, gjatë mbretërimit të Filipit II të Maqedonisë. Teksti i shkruar në dialektet dorik dhe atik, që fliteshin përkatësisht ne Peloponez dhe Athinë, u botua i interpretuar në vitin 2006 nga shkencëtarë amerikanë e britanikë; sipas tyre, Papirusi i Dervenit është tepër i rëndësishëm për të kuptuar zhvillimet fetare dhe filozofike të kohës së Sokratit. Papirusi mori emrin e fshatit ku u gjet, Derven, dhe ruhet në Muzeun Arkeologjik të Selanikut.
1971 – George Harrison publikon këngën “My Sweet Lord”.
1973- 4 vjedhës të Watergejtit shpallen fajtorë nga një gjykatë federale.
1975 – Portugalia nënshkruan marrëveshjen për pavarësinë e Angolës.
1993 – Bosi i Mafias, Salvatore “Toto” Riina arrestohet në Palermo.
1998 – NASA shpall se John Glenn, 76 vjeç, mund të fluturojnë në hapësirë përsëri.
1999 – Masakra e Reçakut: 45 shqiptarë në fshatin Reçak të Kosovës vriten nga forcat jugosllave të sigurimit.