Presidenti Ilir Meta ka takuar në Prishtinë edhe familjen e ish- Presidentit të Kosovës, pasi kreu homazhet në varrin e Ibrahim Rugovës.
Meta shpreh kënaqësinë të takojë familjen e Presidentit historik të Kosovës.
“Përherë kënaqësi të takoj në Prishtinë familjen e dashur dhe të respektuar të Presidentit historik të Kosovës, Dr.Ibrahim Rugova.
Në bisedën e ngrohtë dhe shumë miqësore ndamë plot kujtime të shtrenjta për angazhimin jetësor të Presidentit Rugova për Kosovën Republikë, në paqe, të lirë, të pavarur e demokratike, me orientim të qartë properëndimor, në bashkëpunim e fqinjësi të mirë në rajon. 🇦🇱🇽🇰”, shkruan Meta në Facebook.