Aktualitet I thyen dhëmbët me çekiç kushëririt, arrestohet Vladimir Gjuta. 5 vite më...

I thyen dhëmbët me çekiç kushëririt, arrestohet Vladimir Gjuta. 5 vite më parë kërcënoi ish-ministrin Tahiri

Vladimir Gjuta, 40 vjeç, është arrestuar më datë 4 janar të këtij viti nga policia, pasi akuzohet se ka rrahur kushëririn e tij me çekiç, duke i thyer dhëmbët dhe duke i lënë të dëmtuar njërin nga sytë.

Sipas një raporti të policisë, arrestimi i tij u bë pasi në datën 2 janar 2020, ka goditur me sende te forta kushëririn e tij me inicialet J. H.

Blutë e Tiranës, thonë se Gjuta gjithashtu, dyshohet se është autori i ngjarjes së 19 dhjetorit 2019 “të ndodhur në Rrugën e Elbasanit, pranë Fakultetit të Historisë dhe Filologjisë, ku është goditur me sende të forta personin me inicialet S. Xh”.

Policia e Tiranës thotë se materialet proceduriale në ngarkim të Vladimir Gjutës i kaluan Prokurorisë së Tiranës, për veprat penale “Plagosja e rëndë me dashje” dhe “Kanosja”.

Gjuta është një emër i njohur për drejtësinë shqiptare, pasi më parë ka qenë arrestuar si i akuzuar për vendosjen e tritolit në farmacinë e babait të ish- ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri më 10 shkurt 2015, por që në përfundim të hetimeve u lirua, pasi akuzat nuk u provuan. Vladimir Gjuta kishte kërcënuar ish-ministrin me një mesazh në numrin e tij personal. “Lëre të qetë familjen Gjuta, ndryshe do të kesh pasoja”, shkruhej në mesazhin pas të cilit Tahiri u mor në mbrojtje nga forcat RENEA.