Ata janë ndër çiftet më simpatikë të showbizit shqiptar. Prej kohësh bashkë, gjithnjë kanë folur për planet e tyre për martesës dhe për fëmijë, por deri më tani nuk kishin folur për detaje konkrete.
Por duket se kanë zgjedhur një mënyrë shumë interesante për të njoftuar publikun dhe mediat, se tashmë Elgit Doda dhe Klea Huta janë burrë e grua.
Në rrjetet sociale ata kanë postuar disa foto nga seti i tyre, teksa shihen të veshur, ai me kostumin e dhëndrit, dhe ajo më një fustan të mrekullueshëm nusërie.
Setin fotografik ata kanë vendosur ta bëjnë në Marok.