Tërmet në futbollin grek. Komiteti i sportit grek ka gjobitur ekipin kampion të PAOK-ut të Selanikut dhe të Xanthit, të akuzuara se kanë një pronësi të përbashkët, duke luajtur jashtë rregullores që pengon diçka të tillë në të njëjtën kategori.
Por përtej gjobës prej 300 mijë euro, dëmi më i madh vjen nga propozimi saj për të zbritur nga kategoria të dy ekipet. Vendimi i mbetet Gjykatës sportive, që zakonisht konfirmon vendimet e Komitetit.
Tifozeria e PAOK, por edhe drejtuesit në Selanik kanë akuzuar drejtpërdrejt ministrin e Sportit Avgenakis për një komplot që dëshiron të favorizojë rivalët e Olympiakosit.
Priten zhvillime të reja, por qartësisht futbolli në Greqi mund të marrë një tronditje të madhe.