Ky restorant tajlandez është një ndër më të veçantët në llojin e vet për shkak të një gatimi krejtësisht të zakonshëm, por që është ndër më të pëlqyerit nga banorët e zonës dhe turistët.
Në këtë tenxhere vijon të vlojë e njëjta supë me mish viçi prej 45 vitesh. Dhe pronarja e tij Wtanna Panich shprehet se kjo është një nga pjatat më të preferuar nga klientët e saj.
Supa që shoqërohet me “noodles”, u krijua nga gjyshi i Panich rreth 45 vjet më parë dhe që ta mbajnë recetën të pandryshuar, në tenxheren e madhe që zien gjatë gjithë kohës vetëm shtojnë përbërësit çdo ditë.