Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot pranë pazarit të qytetit të Korçës.
Në rrethana ende të paqarta, një person është masakruar, duke ndërruar jetë. Dhjetëra banorë janë shokuar nga pamjet që kanë parë, ndërsa ka mbërritur edhe policia dhe ambulanca.
Sipas raportimeve të para, mësohet se viktima është identifikuar si shtetasi Dashnor Osmani, i cili shiste banane.
Vetëm pak momente pas ngjarjes, policia arriti të kapte autorin e ngjarjes, i cili është gjetur me sëpatë në dorë, me të cilën dyshohet se ka kryer edhe vrasjen makabre.