Extra 17 raste ku amerikanët janë shokuar nga kultura europiane

17 raste ku amerikanët janë shokuar nga kultura europiane

Çdo herë që udhëtoni në një vend të huaj, do të ketë disa dallime të dukshme dhe të veçanta midis shtëpisë dhe vendit ku ndodheni. Kjo është pjesë e aventurës. Një studim i kohëve të fundit i Reddit pyeti amerikanët: “Cili ishte shoku më i madh kulturor kur vizituat Europën?”

Këtu janë disa nga rezultatet e vëzhgimeve të turistëve amerikanë jashtë vendit.

1- Birra në McDonalds!

“Birra dhe lloje të tjera alkooli në vende ku nuk do të prisja t’i gjeja. Isha shumë i befasuar që mund të gjeja birrë në një muze; Jam mësuar me grupin intelektual që pretendon të mos kenë të bëjnë me alkoolin. Ishte sikur të ndodhesha në një vend dedikuar të rriturve”.

2- “Më e madhe” nuk do të thotë domosdoshmërisht “më e mire”

“Trupa normalë. Shumë pak të palestruar, shumë pak njerëz të mëdhenj. Ata thjesht kanë në përgjithësi fytyra dhe fizik të shëndetshëm. ”

3- Nudizmi vs Morali

“Si një djalë adoleshent nga Teksasi, i cili vizitoi Gjermaninë në shkollë të mesme, do të thoja se goditja më e madhe ishte tabela në fund të rrugës sonë me një grua të zhveshur në të. E kam vështruar atë imazh aq shpesh saqë edhe tani, pas 20 vitesh e di përmendësh. ”

4- Mos e merrni sjelljen e parizienëve personalisht

“Francezët janë në përgjithësi të këndshëm, janë parisianët ata që sillen si “idiotë” dhe i japin të gjithë vendit atë reputacion. Dhe ata nuk ju veçojnë, sepse jeni amerikan – ata sillen ashtu edhe me njëri-tjetrin. ”

5- Tymosja e vazhdueshme

“Pirja e duhanit …. Njerëz që pinë duhan kudo. Nëpër restorante, sheshet e rrugëve, kafene … Kur unë zbrita në Vjenë ishte një hapësirë 10 x 5 metra në aeroport, ku 7 austriakë kishin formuar një zinxhir tymi duke pritur për bagazhet e tyre. ”

6- Gjithçka kushton

“Kuptova se sa përfitime falas që marrim në SHBA. Rimbushje pa pagesë, sa më shumë ketchup që dëshironi në fast-foode, tualete falas, etj. Në Evropë, ju duhet të paguani për çdo gjë. Unë u mësova me të. ”

7- Siesta!

“Spanjë: Mirë, është pasdite, koha për të bërë ndonjë punë. Më mori një javë të plotë për të kuptuar që nga 2-5 gjithçka në të gjithë vendin ishte mbyllur. ”

8- Bota nuk filloi në vitin 1776

“Ndjesia e historisë dhe “së vjetrës” që është kudo. Ndërtesat që janë qindra e mijëra vjet të lashta, rrugët që janë ecur për njëqind breza etj. ”

9- Poliglotë kudo

“Të gjithë holandezët duket se flasin pesë gjuhë, por janë vërtet modestë dhe thonë se anglishtja e tyre është e tmerrshme”.

10- Vera është më e lirë

“Soda është e shtrenjtë në Evropë. Unë nuk jam një pijanec i madh, kështu që jam mësuar të porosis një freskuese kur dal me shokët në SHBA. Por, mos e bëni këtë gjë në një restorant në Evropë. Do t’ju kushtojë. ”

11- Menaxhoni vetë rrezikun

“Kur kam vizituar Romën, njerëzit ecin kudo nëpër rrugë dhe kryqëzime dhe makinat që thjesht ndalen për ta. Unë jam nga NY. Mund të mësoj të bëj si ta pjesën më të madhe të kohës … por njeriu ka nevojë për sinjalet e kalimit të këmbësorëve! Kalimi i rrugëve në Romë me të vërtetë mori shumicën e pushimeve të mia … ishte sikur të luaje një lojë të tmerrshme të dyfishtë holandeze. Dhe ata shoferët … ata e dinë dobësinë time.”

12- Tolerant dhe i hapur

“Në Amsterdam, unë dhe shokët e mi ndaluam nga një McDonald’s për të marrë pije, ndërsa ecnim rreth qytetit. Pashë një fëmijë të bardhë, me dreadlocks, një stil veshje “të çmendur” gjysmë hip-hop gjysmë bohëm. Ai u fut në një lokal ku s’kishte asnjë vend të lirë, kur një burrë I veshur kokë e këmbë me kostum, tip serioz dhe I kururar u ngrit dhe e ftoi të ulej me të. Kjo nuk do të ndodhtë kurrë në SHBA.”

13- Kultura miqësore për këmbësorët

“Fakti që unë mund të ecja lehtë kudo ku doja të shkoja në një qytet në Gjermani”.

14- “Shijo momentin” vs “Nxito, nxito!”

“Çdo gjë është e ngadalësuar. Kur shkon në një kafene, zakonisht nuk ka kafe për t’u marrë me vete. Ju pritet të uleni ose të qëndroni në bar dhe të pini kafen tuaj ngadalë. Ngrënia e darkës dhe servirja në restorante fillon shumë më vonë se këtu. Ne gjithmonë do të portretizohemi si amerikanët që lëvizin me shpejtësi kudo. ”

15- Historia e Jetës

“Mbetjet e dy luftërave botërore janë kudo. Ju në fakt mund të shihni linja përgjatë shumë ndërtesave ku ata përdorën tulla dhe llaçe të fundit për t’u rindërtuar. Shumë nga qytetet që kam vizituar në Gjermani dhe Republikën Çeke ende kishin mbrojtës anti-tank që dukeshin nga të gjithë kufijtë ose përgjatë rrugëve kryesore. Vendasit thanë se ata mendonin se ishte një dhimbje më e madhe për t’i hequr të gjithë, kështu që ata i lanë si një kujtesë e përditshme e kostos së luftës. Shumë interesante për mua.”

16- Ketchup nuk është fare në modë

“Unë u përqesha kur kërkova për një shishe ketchup dhe patate të skuqura në një restorant pranë Normandisë.”

17- Paguani për privilegjet

“Nuk e di nëse do ta quaja këtë një goditje kulturore sepse isha vetëm për vizitë në Paris për disa ditë … por isha i befasuar kur më duhej të paguaja për të përdorur banjot publike.. Banjat publike në një qendër amerikane mund të mos jenë shumë të pastra, por unë jam i lumtur që nuk duhet të heq dy dollar nga xhepi për t’i përdorur“./TemA