Secila shenjë horoskopi duket se ka një armik, në mos të përbetuar, është dikush që nuk e duron dot, që konfliktohet dhe e mërzit vazhdimisht.
Dashi ka armik Binjakët
Forca e Dashit përplaset me ankthin e Binjakëve duke i çuar në grindje të pafundme.
Demi ka armik Gaforren
Demi kërkon qetësi, paqe në hapësirën e tij dhe ruajtjen e ekuilibrave që Gaforrja i tejkalon.
Binjakët kanë armik Peshqit
Të dy kanë probleme bipolariteti dhe bëjnë xixa bashkë, në çdolloj marrëdhënieje.
Gaforrja ka armik Luanin
Nga njëra anë është Luani me një superego, nga ana tjetër Gaforrja gati për të sakrifikuar në çdo kohë, derisa një ditë t’i vijë në majë të hundës.
Luani ka armik Virgjëreshën
Superkritikët Virgjëreshë duhet të qëndrojnë larg Luanit që nuk i duron dot. Luani nuk do kritika.
Virgjëresha ka armik Dashin
Virgjëresha nuk e duron dot arrogancën e një Dashi.
Peshorja ka armik Shigjetarin
Racionaliteti i Peshores del nga kontrolli para shenjës kapriçioze të Shigjetarit që kërkon ta fitojë lehtë çdo gjë.
Akrepi ka armik Peshoren
Nëse Akrepi sulmon pa menduar shumë, Peshorja matet dhe reflekton për një kohë të gjatë para një vendimi. Kjo gjë e çmend një Akrep.
Shigjetari ka armik Bricjapin
Njëri kreativ, ëndërrimtar e tjetri me këmbë në tokë, domosdo që ëndërrimtari nuk dëshiron të zbresë në realitetin që zakonisht s`është në lartësinë e ëndrrave.
Bricjapi ka armik Demin
Kjo është përplasje titanësh. Të dy shumë të fortë, por edhe shumë të ndryshëm. Njëri i shmang ndryshimet e tjetri i tregon me entuziazëm.
Ujori ka armik Ujorin
Dy njerëz kokëfortë nuk mund të mos e kenë inat njëri-tjetrin.
Peshqit kanë armik Binjakët
Peshqit t’iu rrinë larg Binjakëve. Karakteri yt i qeshur nuk do që të zbehet nga racionaliteti dhe pesimizmi i Binjakëve. Nëse do të jetosh një jetë të qetë dhe pa frena, më mirë ti shmangni.