Aktualitet Kush është personi që aksidentoi për vdekje biznesmenin në Bulqizë

Kush është personi që aksidentoi për vdekje biznesmenin në Bulqizë

Një biznesmen kromi në zonën D në Bulqizë ka humbur jetën mbrëmjen e sotme pasi është përplasur nga një automjet.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 21.00 në qytetin e ri të Bulqizës.

Biznesmeni Murat Duriçi 53 vjeç, i cili ishte këmbësor, është përplasur nga  një automjet tip ‘Ford’, që drejtohej nga Mentor Çeku, 45 vjeç dhe për pasojë ka humbur jetën.

Drejtuesi i automjetit pas aksidentit ka braktisur automjetin duke u larguar nga vendi i ngjarjes. Pas kërkimeve nga ana e policisë është bërë e mundur kapja dhe shoqërimi i tij në komisariat.

Grupi hetimor vijon hetimet për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.