Nuk është një agjent 007, por gjithsesi ka Madhërinë e Saj Elizabeta si kryetare shteti kanadezi Lawrence Stroll, miliarderi që me shumë gjasa do të shpëtojë nga falimentimi kompaninë automobilistike Aston Martin, partnere e pazëvendësueshme e agjentit James Bond në pothuajse çdo film.
Pronari i disa firmave të njohura të modës si Tommy Hilfiger dhe Michael Kors, me një pasuri rreth 2.6 miliardë dollarë, 60-vjeçari Stroll ka një pasion të hershëm për shpejtësinë dhe makinat, dhe është pronari i ekipit Racing Point, e lindur nga falimentimi i Force India.
Djali i tij 21 vjeçar Lance, pilot i talentuar i Formula 1 ku me Williams arriti edhe një vend të tretë në 2017, tani garon pikërisht me Racing Point. Por tani miliarderi ka vendosur të blejë rreth 216 milionë euro aksione të Aston Martin, plus rreth 60 milionë euro kapital, duke i lejuar shtëpisë automobilistike 107-vjeçare mundësinë e një të ardhme, diçka e vënë në pikëpyetje nga dështimi pas hyrjes në Bursë në 2018, datë nga e cila ato kanë rënë me 70%.
Por planet e Stroll nuk ndalojnë këtu. Me shumë mundësi vetë Racing Point do të marrë emrin Aston Martin, me të cilin do të garojë në 2021 në Formula 1.