Kosova Mediat në Kosovë: ​Nesër nënshkruhet marrëveshja LDK-VV

Mediat në Kosovë: ​Nesër nënshkruhet marrëveshja LDK-VV

Lëvizja Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike e Kosovës nesër do të nënshkruajnë marrëveshjen për bashkëqeverisje.

Kështu thonë burime të KosovaPress-it, sipas së cilave të dy subjektet politike kanë bërë lëshime.

Pritet që të hënën Glauk Konjufca të tërhiqet nga posti i kryetarit të Kuvendit, duke ia lënë detyrën Vjosa Osmanit të LDK-së.

Bisedimet do të zhvillohen edhe gjatë ditës së dielë, ku do të diskutohet për emrin e Presidentit të Kosovës. Palët kanë rënë dakord që të vijojnë bisedimet edhe për emrat e ministrave që do të drejtohen nga Albin Kurti.

Ndërkohë, Kuvendi i Kosovës të hënën do të mbaj seancë ku do të votohet qeveria e re.

Për bisedimet ka reaguar edhe akademiku Rexhep Qosja i cili e ka krahasuar këtë bashkim me marrëveshjen e treshes antifashiste Shteteve të Bashkuara të Amerikës Bashkimit Sovjetik, dhe Britanisë së Madhe. Sipas Qosjes në atë kohë tri fuqitë e mëdha vendosën për fatin e miliarda njerëzve sy më sy.