Aktualitet Arrestimi i polices shqiptare në Itali për kokainë, Policia e Shtetit: Është...

Arrestimi i polices shqiptare në Itali për kokainë, Policia e Shtetit: Është larguar në 2017

Mediat italiane kanë dhënë lajmin e arrestimit në Garbagnate në afërsi të Milanos të një çifti shqiptar të cilëve iu është gjetur në makinë një sasi kokaine, rreth 76 doza për rreth 38 gramë. Lajmi ishte akoma më i bujshëm sepse thuhej se shtetasja e arrestuar, 29-vjeçarja F.Z, që ndodhej në një mjet Renault bashkë me shtetasin C.A, kishte deklaruar se ishte një agjente e policisë shqiptare.

Lajmi nga mediat italiane

Nisur nga ku lajm, Policia e Shtetit përgënjeshtroi me anë të një deklarate zyrtare përkatësinë aktuale e të arrestuarës me forcat e rendit.

Sipas Policisë, “ajo ka qenë efektive në Drejtorinë Vendore të Policisë Vlorë dhe në vitin 2017 është larguar nga Policia e Shtetit pasi nuk fitoi më të drejtën për tu pajisur me Çertifikatë Sigurie”.

Ky informacion i ka arritur edhe forcave italiane, që janë njoftuar nëpërmjet Oficerit Ndërlidhës në Bari.