Aktualitet E marta rikthen dëborën, mbërrin i ftohti polar me temperatura deri në...

E marta rikthen dëborën, mbërrin i ftohti polar me temperatura deri në -8 gradë

Mbërrin i ftohti polar. Meteorologët thonë se gjatë mbrëmjes së të martës, temperaturat do të ulen deri në -8 gradë në zonat malore dhe -2 gradë në kryeqytet.

Reshjet e dëborës do të rikthehen të martën, së bashku me të ftohtin polar.

Në një interviste për Ora News, meteorologia Adiola Bani thotë se java e ardhshme do të shënojë ulje temperaturash.

Ditët më të ftohta do të jenë e enjtja dhe e premtja.

Fundjava e ardhshme pritet të rikthejë sërish motin me diel, pasi dhe temperaturat do të shënojnë rritje graduale.