Bota Pasardhësit e perandorit të fundit gjerman, në kërkim të pronave të humbura

Pasardhësit e perandorit të fundit gjerman, në kërkim të pronave të humbura

Trashëgimtarët e dinastisë fisnike Hohenzollern arritën një marrëveshje me përfaqësuesit e qytetit të St. Goar në Rhineland në lidhje me pronësinë e Kështjellës Rheinfells. Ata e cilësuan këtë marrëveshje si një shembull për zgjidhjen e konflikteve për shkak se këto familje po kërkojnë kthimin e pronës nga Gjermania.

“Marrëveshja për Rheinfells është një shembull pozitiv i një zgjidhje për konfliktin”, tha Georg Friedrich, Princ i Prusisë pas një zgjidhjeje jashtëgjyqësore midis familjes Hohenzollern dhe shtetit, njoftojnë media gjermane.

Një zëdhënës i dinastisë Hohenzollern tha se një marrëveshje ishte e mundur “nëse të dy palët janë të drejta”.

Përfaqësuesit e qeverisë qendrore dhe disa shteteve federale janë në kundërshtim me përfaqësuesit e monarkisë së fundit gjermane që nga viti 2014.

Hohenzollern është duke kërkuar kthimin e disa kështjellave, si dhe veprave të artit që dikur i përkisnin familjes, dhe që tani ndodhen kryesisht si objekte të Brandenburgut.

Ish-shteti i Brandenburgut, i cili dikur i përkiste Gjermanisë Lindore, i referohet Traktatit për unifikimin e dy republikave gjermane, i cili përjashton kthimin pas luftës së pronave të nacionalizuar për ata persona ose familje që “i dhanë mbështetje të konsiderueshme regjimit Nacional Socialist”(Nazizmit).

Nga disa dëshmitarë ekspertë që paraqitën rezultatet e hulumtimit në Bundestag, nuk ka qenë e mundur të provohet ose të dëshmohet deri më tani se dinastia Hohenzollern ka mbështetur Adolf Hitlerin.

Partia parlamentare e majtë i kërkon qeverisë të ndërpresë negociatat me familjen e perandorit të fundit gjerman Wilhelm II.

“Revolucioni i vitit 1918 fshiu monarkinë. Familja Hohenzollern nuk e ka kuptuar ende se demokracia ka kohë që po sundon”, tha deputeti i Partisë së Majtë, Jan Korte.

Kjo parti dëshiron ndryshime ligjore që do të parandalonin çdo negociatë me përfaqësuesit e dinastisë Hohenzollern në lidhje me kthimin e pronave.

Wilhelm II u detyrua të linte Gjermaninë në 1918 pasi humbi Luftën e Parë Botërore dhe shpalli Republikën, duke zgjedhur që pjesën tjetër të jetës ta kalojë në Hollandë.