Andon Mëhillaj, i dënuar me burgim të përjetshëm, është gjetur i vdekur në burgun e Peqinit. Shkaqet e vdekjes së tij janë të paqarta, teksa priten rezultatet e ekspertizës mjeko-ligjore.
Andon Mëhillaj ka qenë njëri prej anëtarëve të “bandës së tritolit”, pjesë e së cilës ishte edhe vrasësi me pagesë Julian Sinanaj.
Në vitin 2014, Mëhillaj u vetëdorëzua në Policinë e Vlorës pasi ishte shpallur në kërkim si personi që ndërmjetësonte disa vrasje të kryera me pagesë nga Sinanaj.
Në atë kohë, ai pranoi se kishte porositur vrasjen e Sokol Veizit në Vlorë. Gjykata e Krimeve të Rënda e kishte dënuar Andon Mëhillit me burgim të përjetshëm.