Legjenda e Hollywood, Al Pacino ishte i pranishëm mbrëmjen e kaluar në ceremoninë e ndarjes së çmimeve “Bafta 2020”, së bashku me të dashurën e tij Meital Dohan.
Por teksa ishte duke kaluar në tapetin e kuq, aktori u rrëzua dhe ishte e dashura e tij dhe rojet e sigurimit që e ndihmuan të ngrihej.
79-vjeçari e mori me shumë sportivitet incidentin e ndodhur dhe filloi që të buzëqeshte para kamerave që u fokusuan të gjitha në drejtim të tij.
Ajo që duket se u tremb më shumë ishte e dashura Meital.
Pavarësisht incidentit, ata shkëlqenin përkrah njëri-tjetrit. Aktori u shfaq i veshur me një kostum të zi, teksa kombinohej me partneren e tij, e cila kishte veshur një fustan të zi, me lule ngjyrë portokalli.
Al Pacino ishte i nominuar për çmimin e aktorit më të mirë joprotagonist, për rolin e tij si Jimmy Hoffa në filmin “The Irishman”, por ky çmim shkoi për Brad Pitt.