Pas suksesit në Tiranë dhe Prishtinë, sipërmarrësja e njohur, Bjanka Ceka do të hapë së shpejti një filial të Vip Line Center edhe në Londër, kryeqendrën e Britanisë së Madhe. Është vetë Bjanka që e ka njoftuar diçka të tillë në story-n e Instagramit, duke paralajmëruar kështu vazhdimësinë e suksesit të saj në fushën e biznesit.
Ndjekësit e kanë pyetur së fundmi për projektet e ardhshme, më konkretisht ato në fushën estetike, dhe ajo ka deklaruar se është duke punuar fort për të hapur një filial të Vip Line Center, tashmë në Londër.
“Unë do të doja një klinikë VIP Line në Angli, ose të ngjashme. S’po gjej një të mirë për fytyrën”, ka shkruar një prej ndjekësve, të cilës Bjanka Ceka i është përgjigjur: “Po punoj fort për një VIP Line në UK dhe uroj që brenda 2020 brandi VIP Line do bëjë buum edhe në Londër soon”.
Më siguri një lajm i tillë na bën krenar në sensin që emri i sipërmarrësve shqiptarë po dëgjohet edhe në Angli duke dëshmuar vitalitetin dhe aftësitë tona krijuese, duke surprizuar jo pak herë edhe europën e zhvilluar.
Bjanka Ceka ka mbaruar studimet MBA në Londër në degën Business. Bjanka ka qenë pedagoge në Fakultetin Ekonomik, Tiranë. Gjithashtu pasioni dhe aktiviteti i saj është në fushën e estetikës ku në Tiranë e Prishtinë ka themeluar Vip Line Center, qendrat estetike më të njohura dhe më të frekuentuara në hapësirën shqiptare.
Tashmë Bjanka prej një viti është zhvendosur dhe është rezidente në Londër. Ajo konsiderohet ndër femrat shqiptare më të suksesshme në fushën e biznesit.