Po transportonte 9 emigrantë sirianë, kundrejt mijëra euro shpërblim, por 44-vjeçari banues në Durrës është kapur në flagrancë nga forcat e rendit.
Sirianët kishin kaluar ilegalisht kufirin nga Greqia, duke hyrë në Korçë, dhe nga aty ishin marrë nga shtetasi F.M. kundrejt një pagese që variante nga 440-1000 euro për person.
Emigrantët dhe shqiptari u bllokun në unazën e Gramshit, nga forcat e policisë lokale dhe specialistët për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme në Drejtorinë Vendore të Policisë Elbasan.
Materiale hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për veprimet e mëtejshme.