Përgjigja demokrate ndaj fjalimit të presidentit Donald Trump, mbi gjendjen e vendit, këtë vit erdhi nga guvernatorja e Miçiganit, Gretchen Whitmer. Ajo akuzoi presidentin se kishte dështuar të zgjidhte problemet e amerikanëve.
“Të tallesh me njerëzit në Twitter, nuk i ndreq urat, por i djeg ato. Energjia jonë duhet përdorur për të zgjidhur problemet. Të gjithë demokratët që kandidojnë për presidencën planifikojnë të zgjerojnë kujdesin shëndetësor, por fatkeqësisht Trump ka një plan tjetër. Ai u kërkon gjykatave ta heqin ketë lloj garancie që shpëton jetë”, deklaroi guvernatorja Whitmer.
Nja nga pikët më të forta të administratës Trump është ekonomia, por guvernatorja demokrate ka një mendim ndryshe. “Presidenti thotë se ekonomia është e fortë, por pyetja ime është: Për kë? E fortë për të pasurit të cilët po përfitojnë nga shkurtimi I taksave? Ekonomia amerikane duhet të ketë një lloj tjetër force”, shtoi ajo.