Aktualitet Trafik emigrantësh si në filma, përdornin një furgon të shndërruar në ambulancë

Trafik emigrantësh si në filma, përdornin një furgon të shndërruar në ambulancë

Për të trafikuar emigrantë ilegalë nga kufiri me Greqinë deri në vendet e tjera të BE-së, kishin projektuar një skenar filmash.

Dy shtetas banues në Tiranë 31-vjeçari R.Ll. dhe 27-vjeçari D.O. kishin filluar skemën e trafikimit të qenieve njerëzore duke kamufluar një furgon në mënyrë që të dukej si një ambulancë, duke menduar se mjeti i emergjencave nuk do të ndalohej nga forcat e rendit.

Në bazë të informacioneve policore, forcat e rendit kanë organizuar postblloqe në aksin Devoll-Pogradec duke tentuar të ndalë furgonin-ambulancë në Vreshtas.

Por drejtuesi i mjetit Volkswagen” i modifikuar, R.LL, në vend të ndalojë vendosi të shmangë postblokun me manovra të rrezikshme për efektivët, por më pas u ndalua përfundimisht në fshatin Petrushë të Pogradecit.

Sipas informacioneve, drejtuesi dhe pronari i mjetit D/.O kërkonin rreth 150 euro për person çdo emigranti. Policia po heton edhe mbi bashkëpunëtorë të tjerë të përfshirë në skemën kriminale.