Bota Mashtruesit e pazakontë në gjyq: Përdorën ministrin francez për të përvetësuar 50...

Mashtruesit e pazakontë në gjyq: Përdorën ministrin francez për të përvetësuar 50 milionë euro

Gilbert Chikli, 50, dhe gruaja e tij Shirly Chikli, 31, duke pozuar ne shtepine e tyre ne Ashdod, Izrael

Gjashtë mashtrues të dyshuar dolën në gjyq në Paris duke u akuzuar për një mashtrim të çuditshëm ku personat në fjalë kanë përdorur një maskë me fytyrën e ministrit francez Jean-Yves Le Drian në mënyrë që të përvetësonin miliona euro nga të pasurit dhe të famshmit.

Dy të dyshuarit kryesorë akuzohen për mashtrim të organizuar dhe uzurpim të identitetit të një personi duke përvetësuar rreth 50 milion euro.

Dyshja franko-izraelite, Gilbert Chikli, 54 vjeç, dhe Anthony Lasarevitsch, 35 vjeç, po gjykohen si udhëheqës të dyshuar të grupit, ndërsa pesë të tjerë do të përballen me akuza për bashkëpunim.

“Misioni sekret”

Viktimat e mashtrimit përfshinin udhëheqësin shpirtëror të miliarderëve, Aga Khan, nga i cili kanë marrë 20 milion euro. Gjithashtu edhe miliarderi turk Inan Kirac ka humbur 45 milion euro në mashtrim.

Përmes telefonit, të dyshuarit përdornin një skemë mashtrimi duke ju thënë personave të listuar se shteti francez kishte nevojë për ndihmë urgjente financiare për “operacione sekrete”, zakonisht një shpërblim për të liruar pengjet në Siri ose një mision anti-terror.

Kontribuuesve financiarë iu është premtuar rimbursimi i menjëhershëm. Për tu dukur më të besueshme, banda dërgonte letra të falsifikuara zyrtare, në disa raste, u shfaqën në Skype me një kostum dhe maskë silikoni të Le Drian pas një tryeze zyrtare të rreme me flamuj francezë dhe ato të BE-së.

Chikli dhe Lasarevitch janë arrestuar më parë në Ukrainë në vitin 2017. Prokurorët thonë se ata ishin duke përgatitur mashtrimin e tyre të radhës, duke përfshirë një falsifikim të Princit Albert të Monakos.

Gjyqi do të vazhdojë deri më 12 shkurt.