Ekonomi Shqipëria, plan për depozita nëntokësore gazi, Yuri Kim: Ju duam lider në...

Shqipëria, plan për depozita nëntokësore gazi, Yuri Kim: Ju duam lider në rajon

Qeveria shqiptare është angazhuar për përmirësimin edhe zhvillimin e tregut te gazit.

Studimi i potencialit të depërtimit të gazit natyror të lëngshëm në shkallë të vogël dhe shpërndarjen në kontenier ne tregun shqiptar është një synim për vendin tonë.

Në këtë kuadër në Tiranë u mbajt mëngjesin e kësaj të mërkure një tryezë mbi hulumtimin e teknologjisë te gazit të lëngshëm ku ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku u shpreh se plani per gazifikimin e Shqipërisë është krijimi e një depozite nëntokësore gazi.

“Masterplani ynë për gazifikimin e Shqipërisë, përfshin ndërlidhje të shumta me rajonin dhe rrjetet evropiane të gazit, dhe parashikon disa shtylla kryesore për zhvillimin e tij si Gazsjellësin Adriatiko-Jonian dhe atë ALKOGAP, por vlen te theksohet dhe ambicia jone për krijimin e një Depozitë Nëntokësore Gazi në Shqipëri“, tha Balluku.

Ambasadorja amerikane u shpreh se së shpejti kompanitë amerikane do të nisin studimet për gazin natyror ku Shqipëria  mund të kthehet në një potencial për të gjithë rajonin.

“Gazi natyror lëshon më pak dioksid karboni sesa qymyri dhe lëshon sasi të papërfillshëm dioksid squfuri dhe dioksid azoti. Nëse mund të zhvillojmë infrastrukturën përkatëse Shqipëria mund të bëhet një qendër rajonale dhe kjo do të sillte përfitime në ekonominë e Shqipërisë. Do të ishim të kënaqur ta shikonin Shqipërinë lider në rajon”, tha ambasadorja amerikane.

Lënda e gazit natyror ka si synim të ndikojë tek çmimi i ulët, por edhe në mbrojtjen e mjedisit.