Nga Artan Hoxha*
Nje dore “profesioniste” u kujdes sot paradite te shperndante ne media te “interesuara” mbi transparencen, nje lajm qe kishte vetem pyetjet dhe pikepyetjet e Trupes se Vleresimit te procesit te Vetting-ut ndaj pasurise se komandantit te Gardes se Republikes, Gramoz Sako. Paksa e cuditeshme kjo “kersheri” e papritur ndaj kreut te Gardes, i cili me shume sesa te organizoje operacione kunder krimit, kujdeset per te garantuar sigurine e institucioneve kushtetuese dhe personaliteteve te larta te vendit.
Ende pa kapercyer deren e ambjentit ku zhvillohej seanca e Vetting-ut, komandanti i Gardës së Republikës e pa veten ne plan te pare te gjithe mediave, qe nderprene transmetimin e serialit Anti-KCK dhe nxituan te publikojne dyshimet e komisionit pa iu referuar dhe pergjigjeve te Gramoz Sakos.
Deri ketu duket se perfundimi i kesaj seance eshte paravendosur.
Sako erdhi ne detyre pas largimit nga Garda e Republikes te Ndrea Prendit, komandantit qe ka pergjegjesine e 4 protestuesve re vrare ne bulevard, madje duke qelluar mbi viktimat e pafajshme edhe me pistoleten e vet.
Se cfare ka bere Sako gjate ketyre viteve ne institucionin qe drejton, mjafton te kujtojme qe Garda e Republikes nuk etiketohet me si “Garda Republikane” qe vret protestues ne bulevard.
Ne fillimin e mandatit qeveria Rama e sapo ardhur ne pushtet, kishte ne plan ta shkrinte fare strukturen e Gardes se Republikes.
Por u desh zbulimi prej efektivave te gardes i nje mine te telekomanduar vendosur nga nje vrases profesionist me pagese, poshte nje mjeti qe po hynte ne oborrin e kryeministrise, qe “Udheheqja” te nderronte mendje.
Nuk e di saktesisht cilat jane konkluzionet e vleresimit qe është e bere nga Mirela Ujkani (Miti), Alban Laska, Artur Baku, per Gramoz Sakon, dhe sa fatura ka paraqitur ai per te justifikuar ose jo pasurine, por ne karrieren time si reporter terreni me erdhen ndermend disa ngjarje te ndodhura fundshekullin e kaluar me protagonist kete te fundit.
Sako eshte një oficer me karriere te gjate në Gardën e Republikës.
Ne vitin 1997, Sako eshte oficeri qe shpetoi pa u grabitur jo vetem repartin e Gardes se Republikes ne Vlore gjate trazirave te atij viti, por shpetoi dhe jeten e ushtareve te gardes te marre peng nga njerez te armatosur.
Nje vit me vone, mbremjen e 14 shtatorit 1998, dy dite pasi ishte vrare Azem Hajdari, dhe vetem disa ore nga sulmi i armatosur ndaj institucioneve shteterore, automjeti i drejtuar nga Sako, ne ate kohe shefi i shoqerimit i ish-ministrit te brendshem, te ndjerit Perikli Teta, u sulmua me bresheri kallashnikovi.
Plot 27 predha pershkuan eskortene ish-ministrit ndersa ai kthehej pas nje interviste te sapo dhene ne TVSH. Per fat te mire, grupi i shoqerimit i drejtuar nga Sako reagoi shpejt, u kunderpergjigj ne kohe dhe mbijetoi nga kjo ngjarje pa pasoja.
Per keto kontribute te dhena si oficer i Gardes, ne vitin 2003, Sako u dekorua nga Presidenti i Republikes.
Duke patur parasysh se Garda e Republikes eshte nje strukture gati autonome nga pjesa tjeter e Ministrise se Brendeshme, marrja nen kontroll e drejtimit te saj ne keto momente, me shume se ceshtje vetting-u, fsheh interesa te tjera….
*Marrë nga profili i gazetarit në Facebook