Policia e Tiranës kishte marrë informacion për aktivitetin kriminal të shpërndarjes së lëndëve narkotike nga një i ri në zonën e Yzberishtit.
Uniformat blu organizuan punën dhe u nisën drejt vendngjarjes për të kapur në flagrancë të dyshuarin që shpërndante heroinë.
Por sapo 26-vjeçari me iniciale O.K. vuri re patrullat policore, gëlltiti disa qese ambalazhi me heroinë me synim për të fshehur provat.
Policia kontrolloi edhe banesën e 26-vjeçarit, ku ju gjetën 12 tableta të dyshuara metadon dhe një dorezë metalike grushti.