Bota Dorëhiqet guvernatori që tronditi Gjermaninë, u zgjodh me votat e së djathtës...

Dorëhiqet guvernatori që tronditi Gjermaninë, u zgjodh me votat e së djathtës ekstreme

Ka zgjatur vetëm 24 orë eksperienca e një guvernatori në Gjermani. Për herë të parë në histori, Thomas Kammerich i Partisë Liberale Demokrate u zgjodh në drejtim të rajonit të Turingjisë me votat e së djathtës ekstreme të Aleancës për Gjermaninë, AFD.

“Ky është një vendim i pashmangshëm”, tha ai pas dorëheqjes ndërsa akuzoi AFD-në se me këtë veprim tentoi të dëmtonte demokracinë.

Përveç Partisë Ekstremiste, Kammerich u mbështet me votë edhe nga Unioni Kristiandemokrat. Për këtë arsye, kancelarja Angela Merkel ishte mes zërave të fuqishëm që kërkuan menjëherë dorëheqjen e guvernatorit rajonal.

Merkel e shpalli “të pafalshme” që ligjvënësit e Thuringias, përfshirë anëtarët e saj konservatorë kristianë (CDU), kishin votuar së bashku me AfD-në për zgjedhjen e Kemmerich.

Zgjedhja e Kammerich me votat e AFD u kritikua ashpër dhe nga qytetarët pasi erdhi vetëm pak ditë pas përkujtimit të Holokaustit në kampin e përqendrimit Aushvic.