Sport Iniesta fiton Superkupën e Japonisë, trofeu numër 37 në karrierë

Iniesta fiton Superkupën e Japonisë, trofeu numër 37 në karrierë

Andres Iniesta vazhdon të fitojë trofe edhe në Japoni. Mesfushori i Visel Kobe-s triumfoi në finalen e Superkupës, aty ku ekipi i tij mposhti me penallti Yokohama Marinos.

Koha e rregullt u mbyll në barazim 3 me 3, ndërsa në lotarinë e 11-metërshave fituese u shpall skuadra e yllit spanjoll.

Ky është trofeu numër 37 në karrierën e shkëlqyer të Iniestas. Ai ka ngritur 32 kupa me Barcelonën, një Kupë Bote dhe dy Europiane me Spanjën. Superkupa e Japonisë është trofeu i dytë në Azi për mesfushorin, pas Kupës së Perandorit.