Në “Opinion”, Sali Berisha përjashtoi çdo mundësi për krijimin e një PD-je të dytë.
Mentor Kikia: Jeni përgatitur për të krijuar një Parti të re Demokratike nëse çështja për trashëgimin e vulës, simboleve dhe historisë së PD-së të shkojë në Gjykatë dhe Gjykata është ajo në fund të fundit që vendosë se kush do të ketë të drejtën e marrëdhënies zyrtare me partinë të vendosur të Bashës?
Sali Berisha: Ky është një revolucion, i cili….
Blendi Fevziu: A do të ketë një moment kur Berisha do të largohet nga PD-ja dhe do të krijojë një PD të dytë?
Sali Berisha: Kurrë! Harrojeni!
Ky është një revolucion, ka disa tipare, e kam udhëhequr njëherë dhe tani jam prapë në fushë. Tiparet e tij janë këto: Njëherë e udhëheq ti, njëherë të udhëheq ai, por ai për t’u ndalur, nuk ndalet, absolutisht. Ata që mendojnë se ndalet revolucioni, ata gabojnë shumë rëndë.