Extra A do jetë Maestro pjesë e filmit ku luan Olta dhe Luizi?...

A do jetë Maestro pjesë e filmit ku luan Olta dhe Luizi? Ja si përgjigjet Armaldo

Luizi dhe Olta thuhet se do të marrin pjesë në një film, i cili do të xhirohet së shpejti.

I pyetur nëse edhe ai do të jetë pjesë e tij, Armaldo Kllogjeri ka mohuar të ketë rol në atë film.

Armaldo Kllogjeri: Kam dëgjuar që do të bëhet një film ku do të jetë Luizi dhe Olta, por unë nuk jam.

Romeo: Kam dëgjuar se ke filluar të dublosh filma për të rritur?

Armaldo Kllogjeri: Jo nuk është e vërtetë.

Bashkëpunim me Luizin në muzikë? Armaldo: Ai duhet të më kërkojë mua…

Tenori dhe ish-banori i Big Brother VIP Albania, Armaldo Kllogjeri u pyet sonte në “Më lër të flas” nëse ka kërkuar bashkëpunim me Luiz Ejllin.

Armaldo, i njohur si Maestro tha se kjo nuk është e vërtetë, madje mes tyre nuk ka pasur fare komunikim.

A është e vërtetë që i ke kërkuar Luizit një bashkëpunim?

“Nuk është e vërtetë se ne nuk kemi komunikuar fare me njëri-tjetrin. Unë pres që Luizi të kërkojë bashkëpunim me mua, jo unë me Luizin.”-tha Armaldo.

Pagesa që ti merr për një koncert është 10 mijë euro?

“Jo”, u përgjigj Armaldo.