Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu teksa deklaroi se pandemia e koronavirusit është ende në zhvillim, foli dhe për skenarët e përballjes me Covid-19 në vjeshtë e dimër, teksa përjashtoi mundësinë e një mbylljeje tjetër, qoftë kjo edhe lokale, në qytete si Tirana.
“Nuk parashikohet një mbyllje tërësore do jemi në konsultim të ngushtë me komitetin e ekspertëve, do vlerësojmë masat që duhet të jenë për ti zbatuar e jo neglizhuar si ndërmorëm masa të veçanta për maskat në ambientet e mbyllura, si protokollet e sigurisë, mos harrojmë se kemi dy javë që kemi hapur shkollat dhe se kemi ende të matshëm efektin, jemi përballë sfidash e të panjohurash, nuk e kemi kaluar ndonjëherë”, tha ministrja në emisionin “Real Story”.
Sokol Balla: A do ketë lockdown lokal për Tiranën apo zona të caktuara?
Manastirliu: Nuk rezultoi i suksesshëm as lockdown që u bë në Milano, nga kjo epidemi kemi mësuar shumë, si mund të reagojmë në rast se kurba e infektimeve rritet e strategjia efikase është gjurmimi dhe izolimi duke këputur zinxhirin e infeksionit, ky do jetë synimi ynë, do shtojmë gjurmimin e testimin, plus dhe ndërgjegjësimin, masat lokale në qytet të urbanizuara ku është Tirana, është i vështirë mbyllja se gjithmonë do ketë intensitet të lëvizjes e shkëmbimit të qytetarëve e rezulton një masë jo efiçente, ne kemi një plan kur ka një vatër të caktuar infeksioni dhe si izolohet kur është në një institucion, kopësht, çerdhe, biznes, fasoneri, këto protokolle janë i kemi zbatuar dhe kanë rezultuar efikase.
E kemi të qartë planin ç’duhet bërë por kjo do vlerësohet në dinamikë e s’do ketë një plan i marrë ad hoc, do jetë shumë i vlerësuar.