Ish-kryeministri Sali Berisha ka mohuar çdo akuzë të SPAK ndaj tij për privatizimin e ish-kompleksit “Partizani” duke i konsideruar ‘shpifje’.
Ai deklaruar në konferencën e sotme se nga ana tjetër opozita ka çuar mbi 30 akuza ndaj Ramës në SPAK, por asnjëra prej tyre, theksoi ai, nuk është marrë në shqyrtim.
“Në PS e kishe fjalën ti? Ia kemi çu akuzat SPAK, mbi 30 e ca akuza, dosje… Të gjitha i marrin i hedhin në kosh, nuk i shqyrtojnë, nuk guxojnë.”
I pyetur nëse do organizohen protesta në vijim kundër qeverisë, Berisha nuk dha një përgjigje konkrete.
Ai u shpreh: “Jemi në një diskutim, po! Por prapë këtu të kuptohemi, kjo është një dëshmi e tmerrit të Edi Ramës nga lëvizja opozitare. Nuk mund të udhëhiqet nga aktet e tij anti-kushtetuese, ai ka marrë atë që meriton nga ne dhe do ecim deri në fund drejt saj”.