Grida Duma lajmëroi një ditë më parë se do të linte mandatin e deputetes së PD.
Mandati i Dumës i kalon Ori Nebiajt, pasi në zgjedhjet e 2021 ka siguruar 5599 vota preferenciale.
Vetë Nebiaj ka reaguar përmes rrjeteve sociale se do të marrë kohën e nevojshme për të vendosur nëse do marrë përgjegjësinë që i dhanë mijëra votues që e votuan në 21 prill apo do të vijojë karrierën televizive.
“Për shkak të ngjarjeve që kanë ndodhur ditët e fundit çështja e mandatit është rikthyer me një peshë e përgjegjësi edhe më të madhe për mua. Por përtej titujve që kanë pushtuar portalet dhe me gjithë rrethanat e ndryshuara më duhet të marr sërish kohen time për të arritur në një vendimmarrje që të jetë në baraspeshë me besimin që mijëra votues më dhanë në zgjedhje por dhe me marrëdhënien dhe kontratën që kam me familjen time mediatike”, shprehet Ori Nebiaj.
Ori Nebiaj ka 30 ditë kohë për të dorëzuar një përgjigje nëse do e pranojë mandatin apo jo.