Vetëm afro gjysma e amerikanëve do ta merrnin vaksinën Covid-19, sapo ajo të jetë në dispozicion, sipas një sondazhi të ri të CNN.
Nëse një vaksinë antiCovid-19 do të ishte në dispozicion gjerësisht me një kosto të ulët, 51% e të anketuarve në sondazh thanë se do të vaksinoheshin, 45% thanë se nuk do ta provonin dhe 4% nuk kishin asnjë mendim.
Këto përgjigje erdhën nga sondazhi i javës së kaluar, nga data 1 dhe 4 tetor, midis një kampioni kombëtar të rastësishëm prej 1,205 të rriturish,
Përqindja e të anketuarve që do të vaksinohen, ka rënë krahasuar me rezultatet në sondazhet e CNN nga muajt e mëparshëm. Në maj, 66% thanë se do ta merrnin vaksinën, ndërsa në gusht, 56%.
Ndërkohë, përqindja e të anketuarve që nuk do të bënin vaksinën, është rritur lehtë krahasuar me muajt e mëparshëm, ishte 33% në maj dhe 40% në gusht.
Ekspertët e shëndetit kanë paralajmëruar se nëse një numër i konsiderueshëm njerëzish zgjedhin të mos marrin vaksinën antiCovid-19, kjo mund të mbajë SHBA larg nga imuniteti i tufës.
Hezitimi i shumë njerëzve për të marrë vaksinën anti koronavirus kur të vihet në dispozicion është një çështje që duhet të adresohet urgjentisht, tha Drejtori i Instituteve Kombëtare të Shëndetit Dr. Francis Collins në shtator.
“Duhet të kuptojmë që nëse nuk vaksinohen mjaftueshëm njerëz, një vaksinë nuk do të ndihmojë në uljen e përhapjes së virusit”, tha Dr. Anthony Fauci, për Wall Street Journal në Shtator.