Kthimi i Moskës në plan të parë në skenën ndërkombëtare ka ndodhur me një politikë afirmative, rrënjët e të cilës ndodhen në rilindjen ruse pas shpërbërjes së Bashkimit Sovjetik.
Me perëndimin e bipolarizmit, Rusia e Jelcinit i është drejtuar Perëndimit duke u afruar me istanca ndërkombëtare të tilla si G7, Fondi Monetar Ndërkombëtar dhe Aleana Atlantike. Në masën në të cilën Federata konsolidohej në brendësinë e saj, sidomos në planin ekonomik (dhe e tejkaluar kriza e 1998), magjepsja properëndimore është zëvendësuar progresivisht nga vetëdija e rolit të vet të padiskutueshëm në botë dhe nga vullneti për të mbrojtur pavarësinë dhe interesin kombëtar rus. E parë nga Moska, sjellja perëndimore ishtë shumë pak dashamriëse: vullnetit të Kremlinit për të hyrë në “klubin perëndimor”, NATO i është përgjigjur me zgjerimin e saj në Lindje dhe bombardimin e aleatit historik serb; reagimi ndaj këtij zhgënjimi të hidhur qe kështu kryerja e një diplomacie multivektoriale, në një kthim në të “jashtmin” e afërt që qe Bashkimi Sovjetik dhe rilidhja e raporteve me Pekinin. Megjithëse midis ngritjesh (rikthimin në strehën amerikane për të luftuar bashkë kundër terrorizmit) dhe uljesh (kriza në rastin e luftës në Gjeorgji në 2008), ky largim gradual nga Perëndimi ka vazhduar deri në ditët tona, i kurorëzuar nga fraktura e shkaktuar prej aneksimit të Krimesë pjesërisht e ripërbërë nga një konvergjencë shumë e pjesshme lidhur me dosjen siriane.
Për të portretizuar gjendjen e artit të politikës së jashtme ruse, parasëgjithash është e nevojshme të adoptohet ndarja e votës siç nënkuptohet nga Kremlini: ish perandori sovjetike (përjashto republikat balltike) nën etiketën e të “Jashtmit fqinj”, pjesa tjetër e globit si i “Jashtëm i largët”.
Hapësira e parë shikohet nga Moska si zonë influence e vet e natyrshme dhe e domosdoshme, në brendësi të së cilës çfarëdo ndërhyrje e huaj shikohet si një ndërhyrje e papranueshme. Pavarësisht kësaj, përpjekjet ruse për të shmangur një lëvizje centrifugale janë shpërdoruar më kot: midis revolucionesh me ngjyra dhe sheshesh Maidan, as Komuniteti i Shteteve të Pavarura, i konceptuar si një trashëgimtar më i “butë” i xhandarit sovjetik, as fara e Unionit Euraziatik të lançuar nga Putini në 2011 nuk kanë rezultuar të afta që të mbajnë në fre shpirtin rebel të ish vëleezërve socialistë. E jashtmja e afërt ka një rëndësi parësore për Moskën, jo edhe aq për arsye historike e kulturore të pamohueshme, por më shumë për çështje të interesit ekonomik e strategjik. Stabiliteti i territoreve kufitare, sidomos nëse të cënueshme sa për t’u bërë qendra të pjellorisë së terrorizmit islamik të afërta me xhungla si ajo çeçenë, është një prioritet për Federatën dhe njëlloj i domosdoshëm është si kontrolli i vendburimeve të hidrokarbureve të zonës, ashtu edhe ai i naftësjellësve dhe i gazsjellësve që e përshkojnë.
Por e “jashtmja e afërt” ruse është e rrethuar nga aktorë të mëdhenj e dinamikë si Kina, India, Europa dhe Lindja e Afërt dhe përbën një prej teatrave më të mëdha të konfrontimit midis Moskës, Uashingtonit dhe Pekinit. Jo indiferentë ndaj gazit dhe naftës, Shtetet e Bashkuara kanë penetruar në rajon nën prizmin antiterrorist dhe Kremlini shikon në horizont tentative të mëtejshme ndryshimesh “demokratizuese” regjimesh në kurriz të qeverive aktuale patjetër autoritare, por garantë të një shkalle stabiliteti të pranueshme. Kurse Kina ka nënshkruar tashmë kontrata të ndryshme për ndërkimin e infrastrukturave për industrinë nxjerrëse locale dhe roli i saj është qendror në Organizatën e Shanghait për Bashkëpunimin, të përbërë nga dy gjigantët dhe nga Kazakistani, Kirgizistani, Taxhikistani dhe Yzbekistani: një organizatë e finalizuar njëkohësisht për bashkëpunimin dhe për kufizimin reciprok, duke parë se mirëkuptimi kino – rus mund të rezistojë atje ku bëhet fjalë për luftë ndaj terrorizmit islamik dhe ndaj invazionit amerikan, por sigurisht nuk do të toleronte nënshtrimin e një vendi ndaj tjetrit.
Nëqoftëse e hedhim shikimin përtej kufijve të së jashtmes së afërt, Azia përbën një zonë të privilegjuar për Kremlinin, një basen nga ku të tërhiqen investime dhe në të cilën të derdhë pjesë të hidrokarbureve të veta. Duke parë afërsinë gjeografike, pararoja e politikës Levantine të Moskës përbëhet nga Lindja e Largme ruse, e cila, në të ardhmen, duhet të bëhet lokomotiva ekonomike e vendit falë rezervave të saj në hidrokarbure dhe minerale. Megjithatë, pengesat ndaj zhvillimit të rajonit janë të shumta dhe të zgjidhshme vetëm në periudhë afatmesme: nga fundi i Luftës së Ftohtë dhe nga humbja pasuese e rolit të vet strategjik, Lindja e Largme vuan nga deficite të mëdha infrastrukturore, nga një krizë demografike e pandalshme dhe korrupsion ekonomik. Në kërkim të një diversifikimi në furnizuesit me hidrokarbure parë varësinë nga një Lindje e Mesme në trazirë të përhershme, fuqitë aziatike mund të financojnë kështu një përmbysje të tendencës në rajon.
Përkrah kontributit të çmuar të vendeve si Tajvani, Koreja e Jugut dhe Japonia (pavarësisht konfliktit territorial lidhur me Ishujt Kurile, të pushtuara nga Moska në fund të Luftës së Dztë Botërore dhe të rivendikuara nga Tokio), është Pekini ai që luan pjesën e luanit. Pas një marrëdhënie të trazuar për pjesën më të mirë të epokës sovjetike, Marrëveshja e Miqësisë dhe e Bashkëpunimit e nënshkruar në 2001 ka sanksionuar rikthimin në një dialog të bazuar mbi mbrojtjen e interesave kombëtare të secilit dhe mbi containment e hegjemonisë amerikane. Kjo aleancë pragmatike diktohet nga vullneti për të kompensuar défaillances reciproke; Rusia e sheh Kinën si një superfuqi ekonomike, ndërsa Pekini e sheh Moskën si një gjigand ushtarak dhe bërthamor. Midis aspekteve të konvergjencës figuron edhe ai i unitetit kombëtar dhe i integritetit territorial: Rusia i kundërvihet pavarësisë së Tajvanit, megjithëse nuk u bën naze investimeve të tij, dhe njeh Tibetin si kinez, ndërsa Kina miraton grushtin e hekurt rus në Çeçeni dhe ka njohur aneksimin e Krimesë, megjithëse nëpërmjet një heshtje – miratimi jo shumë të bindur.
Megjithëse e përzemërt, mirëkuptimi kino – rus është jo më pak i kundërshtuar, me të dy konkurrentët që konkurrojnë hidrokarburet në Azinë Qendrore, tendera në Amerika Latine dhe një rol të qenësishëm në “new scramble for Africa”; dhe, duke parë superioritetin ekonomik, Pekini i paraprin Moskës nga shumë distancë. Ky raport ambivalent nuk kursen as nyjen e Lindjes së Largme ruse, me Rusinë ndërkohë nevojtare për investimet kineze dhe e frikësuar nga “rreziku i verdhë” i përfaqësuar nga emigracioni masiv i ardhur nga rajone të populluara të Kinës veriore.
Duke u spostuar drejt juglindjes, miqësia historike indo – sovjetike më parë dhe ruso – indiane më pas ka gjetur limfë jetike të re pas nënshkrimit të kohëve të fundit të kontratave në sektorin energjetik dhe ushtarak me një vlerë që mund të arrijë 10 miliard dollarët. Një raport njëlloj paqësor lidhte Moskën me shumicën e vendeve të Lindjes së Mesme, në një ekuilibër pragmatic ekonomik e strategjik që pajtonte bashkëpunimin me Izraelin dhe njohjen e Hamasit, furnizimin me armë të Damaskut dhe mbështetjen e Teheranit. Përfshirja ushtarake e kohëve të fundit, natyrisht që i ka ndryshuar letrat në tavolinë.
Për të përfunduar excursus-in tonë mbi impenjimin e Kremlinit në votës, kthehemi në pikën e nisjes, domethënë në Perëndim. Për sa i përket raportit me Shtëpinë e Bardhë, konvergjencat e interesave mbi çështje si terrorizmi, stabiliteti i Lindjes së Mesme dhe bërthamorja iraniane kanë mbizotëruar ndaj divergjencave dhe kanë ruajtur ekuilibrin midis afërsisë dhe largimit. Siç pohohet nga Robert Bridge, gazetar amerikan në shërbim pranë televizionit rus RT, në 2015 Moska i ka thënë “Mjaft” Uashingtonit pasi ka asistuar në kaosin e mbjellë nga përtejoqeanit në Azinë Qendrore, në Lindje të Mesme dhe në Afrikën Veriore duke filluar nga viti 2003. Megjithatë, pavarësisht kësaj, është larg nga të qenit një divorc.
Dhe divorc nuk ka pasur as midis Rusisë dhe Bashkimit Europian, pavarësisht zgjerimit të këtij të fundit në Lindje, deri në përfshirjen e ish anëtarëve të Traktatit të Varshavës dhe, së fundmi, krizën ukrainase me pasojën e sanksioneve të kryqëzuara. Ndërvarësia euroruse është e pandashme në shumë sektorë, në radhë të parë ai i energjisë. Europa ka nevojë për gazin rus dhe Moska duhet që domosdoshmërisht t’ia shesë Europës, pasi një diversifikim i furnizuesve nga njëra anë dhe i blerësve nga ana tjetër do të kërkonte kohë dhe mjete financiare të konsiderueshme; në këtë aspect, kërkimi rus për tregje të reja për gazin e vet, në veçanti drejt Kinës (opsioni turk ka rëndë bashkë me miqësinë historike me Ankaranë), duhet t’i bëjë llogaritë me koniukturën ekonomikë fuqimisht të pafavorshme të shkaktuar nga efekti i kryqëzuar i sanksioneve perëndimore dhe i rënies së fortë së çmimit të naftës. Nëse kësaj i shtohet fakti që Bashkimi Europian është partneri i parë tregtar, furnizuesi i parë me teknologji dhe burimi i parë i investimeve të huaja i Moskës, atëhere janë të gjitha arsyet për ta përjashtuar një prishje të afërt.
Në fakt domen i rezervuar putinian me miratimin e Lavrov, politika e jashtme ruse është e lexueshme nëpërmjet prizmit të dyfishtë të kërkimit të konsensusit, nga jashtë dhe nga brenda Federatës. La Rusia dëshiron të ndihet në skenën ndërkombëtare si vend i besueshëm dhe i aftë që të imponojë vizionin e vet, vite dritë larg nga Rusia e dobët dhe që nuk e dëgjonte njeri e viteve Nëntëdhjetë. Rivalit të përjetshëm amerikan, Moska i kundërshton një menaxhim të sistemit ndërkombëtar të karakterizuar nga inciativa unilaterale jo vetëm të pafrytshme, por deri edhe të dëmshme për ekuilibret globale. Të dalë fitues nga konkurrenca bipolare, Shtetet e Bashkuara nuk kanë rezultuar në lartësinë e mbajtjes së rolit të “kontrollorit të vetëm” të rendit botëror dhe voluntarizmi rus në Ukrainë dhe në Siri synon që ta demonstrojë; por objektivi i dhënies fund të hegjemonisë amerikanë nuk fsheh një tentativë naive për ta zëvendësuar Shtëpinë e Bardhë me Kremlinin si vatra e vetme e një bote unipolare (për më tepër, përballë dragoit kinez!), sesa më shumë afirmimin e Rusisë si një fuqi e madhe baraz me të tjerat. Politika e jashtme multivektoriale e Moskës është mbi të gjitha pragmatike dhe e finalizuar në mbrojtje të interesave kombëtare.
Sjellja jashtë e Moskës miklon në fakt votuesit në vend duke shfrytëzuar nga njëra anë krenarinë nacionaliste dhe nga ana tjetër “ekonomizimin” e diplomacisë. Të bëra një kujtim i viteve të arta, me çmimet e naftës në qiell, kontrata sociale midis Putinit dhe rusëve, bazuar mbi pranimin e hapur të një autoritarizmi atëror në shkëmbim të rendit dhe të rritjes së rrogave, në fakt ka nisur të shkërmoqet dhe konsensusi ndaj autokratit ish agjent i KGB-së është reduktuar ndjeshëm. Në këtë kuadër të vështirë, Putini ka ditur të shfrytëzojë nacionalizmin dhe nostalgjinë e salltaneteve perandorake (cariste dhe sovjetike), asnjëherë të fashitura krejtësisht në pjesën më të madhe të popullsisë, për të rikrijuar në Rusi një klime prej kështjelle të rrethuar nga Perëndimi tashmë tek dyert e saj dhe të procedojë me aneksimin e Krimesë, e përshëndetur nga 90 përqind e popullsisë si kthimin i drejtë i gadishullit në mëmëdhe. Njëlloj e drejtuar ndaj konsensusit të brendshëm është politika e kapjes progressive të vendburimeve dhe të infrastrukturave për transportin e hidrokarbureve, deri sa t’i sigurojë pothuajse monopolin dhe t’u kontrollojë tregun. Ky “shopping energjetik” është ngushtësisht i lidhur me shtetëzimin e sektorit energjetik, sidomos nëpërmjet leviatanëve Gazprom e Rosneft, dhe bën të ngrihet spontanisht pikëpyetja: a korrespondojnë vërtet interesat e oligarkëve në krye të kompanive të sipërpërmendura me interesat kombëtare të një vendi në kërkim të diversifikimit ekonomik?
Shkak dyshimesh lidhur me motivet reale të saj, ndërhyrja ruse në Siri futet në tendencat themelore që sapo kemi përmendur. Në radhë të parë, Moska dëshiron të restaurojë statutin e vet prej fuqie ndërkombëtare, e vendosur që të kufizojë dëmet e një Amerikë të lëkundur dhe të dobësuar pas gërmadhave të lëna pas në Afganistan, Irak e Libi.pas kësaj, aspak për t’u anashkaluar, është tema e sigurisë së kufijve të vet përballë një përhapjeje të terrorizmit islamik; megjithatë, duke parë objektivat e sulmeve ruse ky objektiv është tejkaluar shumë nga vullneti për të mbajtur në fron Bashar al-Assad dhe me të të gjitha avantazhat e lidhura me të. Bashkë me aneksimin e Krimesë në 2014 dhe marrëveshjen detare me Qipron në 2015, baza detare e Tartous mundëson realizimin e një ambicjeje historike të Moskës, atë të luajtjes së një roli të spikatur në Mesdhe. Njëlloj të rëndësishme janë pastaj partneriteti tregtar me Damaskun, ndër blerësit e parë të armëve ruse, dhe vendburimet e hidrokarbureve të Mesdheut lindor. Edhe pse rusët nuk e kanë harruar shpullën sovjetike në Afganistan, Putini ka arritur gjithsesi të sigurojë konsensusin e pjesës më të madhe të bashkëatdhetarëve të tij, duke e transformuar impenjimin rusë në një replikë, të bekuar nga Kisha ortodokse, të rezistencës ruse kundër Hitlerit, me vetveten në rolin e një Stalini të ri dhe të Daesh-it si perandori bashkëkohore të së keqes.
Deri këtu do të dukej gjithçka mirë: Rusia ka pohuar se i ka letrat në rregull për të luajtur një rol qendror në skenën ndërkombëtare, ka arritur ta largojë përkohësisht vëmendjen nga Ukraina dhe, megjithëse duke e kompromentuar aleancën me Erdoganin, është afruar më tej me Iranin. Gjithsesi, pikëpyetja e madhe ka të bëjë me mënyrën me të cilën Moska do të dalë nga baltovinat e Sirisë dhe Ukrainës. Pragmatizmi i dukshëm i multivektorialitetit rus e ka marrë parasysh mbështetshmërinë e vet? Federata duhet të përballet me probleme të shumta të brendshme. Ndër më të mëdhatë duhen përmendur disekuilibri demografik midis pjesëve të ndryshme të vendit, varësia e tepruar e ekonomisë nga eksportet energjetike dhe nevoja pasuese për diversifikim, welfare state në gjendje të keqe, dobësia e aparatit administrative, korrupsioni endemik, personalizmi i Putinit, nevoja për mbështetjen financiare dhe teknologjike të Perëndimit.
Nëqoftëse Lufta e Ftohtë e re e shpallur publikisht nga Edward Lucas duket e destinuar që të qëndrojë në kuadrin e përpunimeve, një kërcënim më konkret për Moskën, gjigand me këmbë prej balte, mund të jetë ai i tejshtrirjes perandorake së teorizuar nga Paul Kennedy. Që 25 vitet e Rusisë passovjetike të rezultojnë si 100 ditët e kujtesës napoleoniane? Një pjesë e përgjigjes mund të gjendet pikërisht midis Kievit dhe Damaskut…
Geopoliticus/ Bota. al