Kryesore A do të dekretojë Meta kreun e ri të SHISH dhe Visho...

A do të dekretojë Meta kreun e ri të SHISH dhe Visho Ajazin?

Presidenti Ilir Meta nuk ka pranuar që të komentojnë dekretet që ka mbi tryezë për Helidon Bendon në postin e kreut të ri të SHISH dhe Visho Ajazin ambasador në NATO.
I pyetur nga gazetarët gjatë vizitës që bëri të panairi i librit, kreu i shtetit iu shmang përgjigjes duke e zhvendosur fokusin te libri.

“Pyetjet nuk kanë lidhje me librin dhe as me leximin dhe as me këtë panair. Libri, autorët, krijuesit dhe shtëpitë botuese ndeshen me vështirësi të jashtëzakonshme. Të botosh libra është mision dhe jo një sipërmarrje, prandaj meritojnë më shumë vëmendjen dhe lehtësi”, deklaroi Presidenti i Republikës.

Aktualisht nga Ilir Meta priten dy përgjigje, e para nëse do të pranojë që të dekretojnë Helidon Bendon në krye të Shërbimit Informativ Shtetëror dhe e dyta propozimin tjetër të kryeministrit për Visho Ajazi Likën në postin e ambasadorit të Shqipërisë pranë selisë së NATO-s.