Kryesore A do të jepni dorëheqje? Sali Berisha: Nuk tërhiqem para krimit

A do të jepni dorëheqje? Sali Berisha: Nuk tërhiqem para krimit

Sali Berisha deklaroi në një konferencë për shtyp këtë të martë se nuk tërhiqet para krimit kur u pyet nëse do të japë dorëheqje pas zgjedhjeve të 14 Majit.

Ai theksoi se kushdo që e mendon diçka të tillë “sheh veshin e tij pa pasqyrë”. Sipas Berishës, Shkodra është shembulli më i shëmtuar se si votua në rrethim nga banda të Edi Ramës.

“Shkodra që po thoni ju zonjë votoi në pushtim të vërtetë. Të gjitha pollet e kundërshtarëve tanë, por edhe tonat e nxirrnin Bardh Spahinë 14-16 pikë përpara. Në qoftë se mendon ti apo dikush tjetër se tërhiqet Sali Berisha para krimit ai sheh veshin e tij pa pasqyrë. Kurrë nuk tërhiqem para bandave dhe krimit shtetëror dhe jo shtetëror. Shkodra është shembulli më i shëmtuar në të cilin u votua si në rrethim nga banda të Edi Ramës”, u shpreh Berisha.