Bllokimi i anijes Ever Given në Kanalin e Suezit për disa ditë ka riaktualizuar një ide të pak kohëve më parë të izraelitëve për ndërtimin e një rruge alternative hekurudhore ndaj kalimit të famshëm ujor. Gjiri i Eliatit, njohur ndryshe edhe si Gjiri i Akabas propozohet nga disa në Izrael si një rrugë e mundshme për të hequr ekskluzivitetin e Suezit që u provuar se në rast bllokimi vë në krizë zinxhirin global të furnizimit.
Lidhja e propozuar e sheh linjë paralele të lidhë Gjirin e Akabas me hekurudhë me portin e Haifas apo Ashdodit për të ringarkuar mallrat për në Europë. Sipas palës izraelite një kalim i këtillë do të eliminonte edhe kostot e tarifimit në Suez vetëm se problemi që paraqitet është me fizibilitetin. Gazeta “Haaretz” shkruan se një studim i vitit 2013 nga dy profesorë izraelitë konkludonte se porti i Eliatit nuk mund të zgjerohet mjaftueshëm sa për të justifikuar kostot e ndërtimit të hekurudhës që do lidhte detin e Kuq me detin Mesdhe.
Ideja në fjalë kundërshtohet edhe nga kreu i Dhomës Izraelite për Lundrimin Detar, Yoram Sebbah që deklaron se portet izraelite po operojnë në kapacitet të plotë dhe sipas tij, ajo që ndodhi me incidentin në Suez së fundmi thjesht shtron nevojën për zgjerimin e kanalit por jo konkurrimin e tij.