Ish-kryetari i partisë ‘Sfida për Shqipërinë’, Gjergj Bojaxhi ishte i ftuar mbrëmë në emisionin “Soiree” me Jonida Shehun në Top Channel.
Ndërsa u diskutua edhe çështja e zgjedhjeve lokale, Bojaxhi u pyet nëse do të ishte një ndër kandidatët për bashkinë e Tiranës, ashtu si në 2015-ën.
“Nuk kam në plan të jem aktiv në politik, por kam disa plane për veten këto zgjedhje!”, u shpreh Bojaxhi, duke e lënë të hapur mundësinë për aktivizimin e tij në zgjedhjet vendore.