Babai i Lionel Messit, Jorge Messi ka reaguar përmes një postimi sa i përket zërave se i biri i tij veçse ka zgjedhur skuadrën e tij të radhës.
Tanimë nuk është sekrete që Messi do të largohet këtë fundsezoni nga Paris Saint-Germain, dhe dy opsionet e tij janë rikthimi te Barcelona ose nënshkrimi me Al Hilal.
Spekulohej se Messi ka vendosur që ta pranojë ofertën prej 400 milionë eurove në sezon nga Al Hilal, por që dëshiron që ta përfundojë sezonin te PSG me fitimin e titullit të kampionatit francez.
Tani, këtyre spekulimeve iu është përgjigjur Jorge Mendes, ku tha se nuk ka asnjë marrëveshje me ndonjë klub për sezonin e ardhshëm.
“Absolutisht nuk ka asnjë akord me asnjë klub për sezonin e ardhshëm. Ne do të vendosim në fund të sezonit. Asgjë nuk është nënshkruar, nuk ka marrëveshje ose nuk ka akord verbal. Vetëm lajme të rreme që po përdorin emrin e Lionel”, shkroi Jorge Messi.