Qeni shtëpiak, i njohur edhe si ”Canis lupus “është një shpikje njerëzore dhe mijëra vjet bashkëjetesë na kanë bindur se Canis lupus është miku ynë më i mirë që ka krijuar një marrëdhënie të pazgjidhshme ndërvarësie me ne, shkruan focus.it.
Por a do të ishin vërtet qentë më keq pa ne? Si do të ndryshonte jeta e tyre në një botë pa njerëz?
Kjo ishte pyetja e bërë nga redaksia e LiveScience, e cila intervistoi disa ekspertë të industrisë në përpjekje për të rindërtuar fatin e kafshëve tona të preferuara në hipotezën apokaliptike të zhdukjes sonë.
Një libër me këtë temë u botua gjithashtu dy vjet më parë, “Qentë pa ne”, nga Jessica Pierce dhe Mark Bekoff.
Pa njerëzit a do të ishin qentë të lumtur?!
Pa ne njerëzit përreth, qentë mund të shfrynin instinktet e tyre riprodhuese si të duan: kjo do të çonte në një “përzierje” të karaktereve dhe racat e pastra do të zhdukeshin shumë shpejt.
Së fundi, pyetja themelore: a do të ishin qentë më të lumtur pa ne dhe vëmendjen tonë? Edhe një herë përgjigjja është “po”: sipas Friederike Range nga Universiteti i Vjenës, pasi për qentë të kesh ushqim gjithmonë në dispozicion është më e rëndësishme se një përkëdhelje apo një fjalë e ëmbël.
Në një mjedis shtëpiak, ne njerëzit priremi të detyrojmë shumë sjellje që për qenin që janë “të pakëndshme” për ne, duke përfshirë tendencën e tyre për të gërmuar ose urinuar aty ku duhet dhe jo. “Qentë do të ishin më të lirë dhe për këtë arsye më të lumtur – edhe pa i komplimentuar ne njerëzit”, shton ai.