Extra A do të shkarkohet Presidenti Meta? Parashikimi i astrologes Meri Shehu

A do të shkarkohet Presidenti Meta? Parashikimi i astrologes Meri Shehu

Yjet nuk e favorizojnë largimin e Presidentit Ilir Meta.

E ftuar në emisionin “Wake Up”, astrologe Meri Shehu tha se nuk pritet të ketë një shkarkim këtë periudhë më tepër sesa do të ketë një konsensus mes palëve.

Meri bëri parashikimin bazuar në pozicionimin e yjeve në tre shenjat kryesore, si Dashi që është Ilir Meta, Gaforrja që është Edi Rama dhe Binjakët që është Lulzim Basha.

“Nuk besoj se do të ketë shkarkim! Por presupozohet me ato që unë kam parë, që Meta dhe Rama të gjejnë një konsensus”.

Sa i përket protestave të opozitës Meri Shehu tha se Binjakët këtë periudhë nuk mund të japin një drejtim të madh, një hov.

“Binjaku njihet si shenjë që nuk është i lindur të bëjë gjëra shumë të mëdha. Shumë, shumë, të bëjë deklarata, të punojë në televizion. Si politikan nuk arrin aty ku supozohet. Është inteligjent por …”, u shpreh Meri.